Kostadinov: Mendimi i Komisionit të Venedikut ende nuk është zyrtar (video)

Në deklaratë për mediat, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “mendimi i Komisionit të Venedikut ende nuk është zyrtar. Komunikimi i institucioneve vazhdon”.

Marketing

“Është joparimore të komentojmë draft-version, megjithatë duhet që Komisione i Venedikut zyrtarisht të del me mendimin e vet, dhe më pastaj do të mund të komentojë”, tha Kostadinov
Kostadinov shtoi se ende ka komunikim mes institucioneve dhe Komisioneve të Venedikut dhe kjo mund të ndikojë në vendimin zyrtar të këtij komisioni.

Sipas draft-versionit, Komisioni i Venedikut ka vërejtje dhe kërkon që ligji të rishqyrtohet pa shfrytëzimin e procedurës së shkurtër në Kuvend, për shkak, siç është theksuar, edhe pse avancohet gjuha shqipe, institucioneve ju imponohen detyrime ligjore joreale.

Marketing