LSDM i është kundërpërgjigjur liderit të VMRO-së Mickovski duke thënë se ai ëndërron për dy opsione, amnistinë për Nikolla Gruevskin dhe vendi të tërhiqet nga pretendimet për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Vetëm për Mickovskin marrëveshja me Greqinë është e vdekur, në momentin kur tërë bota jep përkrahje për Maqedoninë, Mickovski po i kthen shpinën tërë botës, vetëm që ta shpëtojë Nikolla Gruevskin. Mickovski është kundër tërë Maqedonisë, kundër tërë botës demokratike.

Atë që Mickovski e kërkoi sot është në kundërshtim me atë që qytetarët e presin dhe meritojnë. Prandaj kot ëndërron, këto dëshira të Mickovskit nuk do të realizohen. Mbi 80% e qytetarëve janë për NATO dhe BE prandaj përcaktimi strategjik I Maqedonisë patjetër të respektohet.

Nëse udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe Hristian Mickovski shkojnë kundër kësaj atëherë rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme edhe atë menjëherë.”, ka deklaruar deputeti i LSDM-së Kostadin Kostadinov.

Nga LSDM përsërisin kërkesën që deputetët të mbështesin ndryshimet kushtetuese të nevojshme për implementimin e marrëveshjes së Prespës, ndërsa nuk shohin nevojë për takim Zaev-Mickovski.