Kovac e spastron skuadrën e Bayern Munich

Bayern Munich është i gatshëm për një verë me plot ndryshime, me Niko Kovacin që e merr drejtimin e skuadrës.

Marketing

Niko Kovac do ta zëvendësojë Jupp Heynckesin në stolin e kampionit të Gjermanisë, dhe mediat gjermane raportojnë se ai do t’i bëjë disa ndryshime të mëdha.

Arturo Vidal, Juan Bernat, Thiago Alcantara dhe Jerome Boateng janë nxjerrë në shitje. Në fakt, Bayern dëshiron të shesë kilianin Vidal me urgjencë pasi kontrata e tij me klubin skadon verën e ardhshme.

Bild shkruan se trajneri kroat do ta lejojë dyshen e palumtur spanjolle, Thiago dhe Bernat, të largohen edhe pse kanë kontrata afatgjate me klubin.

E Boateng do të përballet me një vendin për të ardhmen sapo të takohet me Kovacin pas mbarimit të Kupës së Botës në korrik.

Marketing