Kovac kërkon rikthimin e Mandzukic te Bayerni

during the Serie A match between Juventus FC and UC Sampdoria at Juventus Arena on May 14, 2016 in Turin, Italy.

Një ditë më parë kërkoi urgjentisht përforcime sidomos në repartin e avancuar ndërsa tashmë ka vendosur. Niko Kovac do me çdo kusht rikthimin e Mario Mandzukic te Bayern Munich.

Marketing

Trajneri kroat i kampionëve të Gjermanisë kërkon të ketë në skuadrën e tij një tjetër bashkëkombas pas Ivan Perisic dhe duke parë situatën që po kalon Mandzukic te Juventusi ku nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të ri Maurizio Sarri, mundësitë që 33-vjeçari të largohet janë të mëdha.

Për Mandzukic është folur shumë për një kalim të mundshëm te Dortmundi por vetë sulmuesi do ta pranonte krahëhapur rikthimin te Bayerni. Ndërkohë pista Philipe Coutinho ka rënë poshtë për bavarezët të cilët e kanë të pamundur ta transferojnë brazilianin në Mynih.

Marketing