Kovaçi pret në takim zv.ministrin Nuhiu: Diskutohet nevoja e fuqizimit të bashkëpunimit mes institucioneve

Drejtori i Spitalit psikiatrik në Shkup, Qamil Kovaçi sot ka pritur në takim zëvendës ministrin e drejtësisë, Agim Nuhiu me të cilin së bashku kanë diskutuar mbi nevojën e bashkëpunimit mes institucioneve vendore.

Marketing

📌 Sot për vizitë në Spitalin psikiatrik Shkup ishte zv. ministri i Drejtësisë z Agim Nuhiu, ku vlerësuam dhe diskutuam për nevojën e fuqizimit të bashkëpunimit të institucioneve të specializuara psikiatrike me gjykatat dhe institucionet e tjera të shtetit.

Gjithashtu diskutuam nevojen e zbatimit të standarteve të proklamuara në të gjitha segmentet për personat e hospitalizuar në bazë të vendimit gjyqësor penal me masë të shqiptuar të sigurisë “Shërim i detyrueshëm dhe mbajtje në institucion shëndetësor” që është i pashmangshëm!

Marketing