Kovacic: Më pëlqen të shikoj videot e tij në YouTube

Mateo Kovacic ka zbuluar se i pëlqen të shikojë video të ish-lojtarit të Manchester United, Paul Scholes.

Marketing

Mesfushori kroat ju bashkua Chealse-it në huazim gjatë verës, pjesë e marrëveshjes në të cilën Thibaut Courtois firmosi për Real Madrid. 24-vjeçari, i cili po lufton për një vend titullari në mesfushën e Maurizio Sarit së bashku me N’golo Kante dhe Jorginho, thotë se frymëzohet nga legjenda e United, Scholes.

“Çdo lojtar duhet të jetë vetvetja, por për mua Scholes ishte një nga më të mirët”, tha ai për “The Sun”. “Ishte i mrekullueshëm. Ende më pëlqen ti shoh videot e tij në Youtube”.

“Ai kishte gjithçka, ishte mesfushori modern – shënonte gola, mbronte mirë. Gjithashtu shikoj lojtarë të tjerë për të parë se çfarë mund të përmirësoj. Lojtarë si Luka Modric dhe Andres Iniesta”.

Kovacic pranon se një nga gjërat në të cilat ai duhet të punojë është shënimi i golave, duke shënuar vetëm tetë gola për klubin dhe kombëtaren në tre sezonet e fundit. “Ky është problemi im në karrierë, nuk kam shënuar mjaftueshëm – dhe kjo është diçka në të cilën duhet të përmirësohem”.