Kovaçiçi refuzon ofertën 60 milionë euro nga Man Utd

Nuk është sekret se Mateo Kovacic po kërkon të largohet nga Real Madridi. Për këtë arsye trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka bërë një ofertë 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Marketing

Mesfushori kroat, megjithatë, nuk është i interesuar të nënshkruajë për “Red Devils”, shkruan Marca.
Edhe pse Kovaçiç po e kërkon largimin nga klubi Madrilen për të luajtur më shumë, ai nuk e sheh veten e tij duke u përshtatur me stilin e lojës që aplikon United.

Trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, do të ketë për detyrë ta bind Kovacic që do të ndjehet i rëndësishëm në skuadër, me shpresën se kroati është ende i hapur për të ndryshuar mendimin e tij.

Kovacic ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021. Ai kaloi nga Interi te klubi Madrilen në vitin 2015.