Kovid 19 RMV/ 5 të vdekur dhe 159 raste të reja. Shërohen 212 pacientë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 159 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Marketing

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2018 mostrave.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 212 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 590.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 14163 persona.

Prej tyre, 10,933 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2640.

Marketing