KOVID-19/ 5 viktima dhe 116 raste të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa janë konfirmuar 116 raste të reja.

Marketing

Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar ; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare ; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare
I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

COVID-19 – Statistika (3 Shtator 2020)

Testime totale 65340
Raste pozitive 9844
Raste të shëruara 5732
Raste Aktive 3811
Humbje jete 301 (Qarku Tiranë 143, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2068
Durrës 472
Shkodër 288
Lezhë 195
Korçë 136
Kukës 133
Elbasan 129
Vlorë 122
Fier 121
Berat 75
Dibër 38
Gjirokastër 34

Marketing