Kovid-19, 6 viktima dhe 37 raste të reja

Gjatë 24 orëve sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 484 testime, nga të cilat 37 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë: Shkup-9, Dibër-1, Prilep-1, Tetovë-3, Gostivar-1, Gjevgjeli-12 (shtetas të huaj), Strumicë-1, Radovish-1, Koçan-1, Probishtip-1, Dellçevë-1 dhe Kratovë-1.

Marketing

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 251 pacient të shëruar dhe 6 viktima dhe atë një nga Shkupi i moshës 73 vjeçe, një nga Struga i moshës 79 vjeçare, një nga Gostivari i moshës 55 vjeç, Kriva Pallanka (63), Delçevë (86) dhe një pacientë nga Kërçova i moshës 74 vjeçe.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 15127, derisa i personave të shëruar 12486, I viktimave 623. Për momentin numri i rasteve aktivë në vend shënon 2018.

Marketing