KOVID-19/ Britania drejt përmirësimit, ulet numri i viktimave

Britania e Mardhe po shkon drejt përmirësimit në lidhje numrin e viktimave të shkaktuar nga koronavirusi.

Marketing

Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 350 persona, ndërsa në total numri i viktimave në Britani është 20,732.

Nga viktimat e 24 orëve të fundit, 329 u shënuan në Angli, ku sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, mosha e tyre ishe nga 29 deri në 100 vjeç.

Me përditësimet e fundit, në Angli kanë ndërruar jetë në spitale 18,749 pacientë. Ndërkohë në Skoci, janë shënuar 13 viktima duke e çuar në 1,262 numrin total të vdekjeve.

Në Uells, u shënuan 8 viktima dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 796 që nga fillimi i pandemisë.

Marketing