Kovid 19/ Ditë e zezë në Tetovë, 11 të vdekur

Në 24 orët e kaluara  numri i jetëve të humbura nga virusi korona është i lartë. Nga 21 të vdekur, numri më i madh është në Tetovë , gjithsej 11 pacientë të moshës nga  72, 68, 57, 58, 66, 73, 77, 65, 74, 56 dhe 73 vjeçar.Nga dy të vdekur janë nga Shkupi dhe Kavadari të moshës prej 87 dhe 65 dhe 65 dhe 59 vjec.

Marketing

Nga 1 rast vdekje është regjistruar në Kumanovë (75 vj) Prilep (84 vj), Shtip  (78 vj), Оhër(69vj), Koçan (71 vj) Kërçovë  (63 vj). Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në vend arrin në 8 728.

Në SHkup janë  4 855 raste aktive ndërsa në Tetovë  gjithsej 326.

Marketing