Kovid 19/Filipçe: Gjendja eskaloi në tërë rajonin

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës së sotme deklaroi se gjendja me koronavirusin po eskalon jo vetëm në vendin tonë por edhe në gjithë rajonin, duke përmendur kështu Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Marketing

“Vala e re po ndodhë në të gjitha vendet e rajonit, kjo vjen si rezultat i mos zbatimit të masave dhe rekomandimeve të qeverisë. Ditëve të fundit statistikat flasin se virusi akoma është mes nesh dhe se duhet t’i respektojmë masat për mbrojtje personale”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.