KOVID-19/ Franca lehtëson masat, ja kur do të hapen shkollat

Franca ka vendosur të lehtësojë masat shtrënguese të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Pasditen e sotme kryeministri francez, Edouard Philippe njoftoi se prej 11 majit do të rifillojë hapja graduale në rajonet më pak të prekura nga virusi, ndërkohë në vendet e tjera do të vijojë izolimi.

Marketing

Procesi mësimor – Nga parlamenti ai njoftoi për hapjen e kopshteve dhe shkollave fillore prej 11 majit. Ndërkohë që një javë më vonë do të rifillojë mësimi edhe për shkollën 9 vjeçare.

Ndërsa për ciklin e mesëm dhe të lartë do të njoftohet në ditët në vijim.

Bizneset – Prej 11 majit do të rigillojë dhe hapja e dyqaneve ushqimore dhe supermarketeve, por jo lokalet dhe restorantet. Të gjithë punonjësit dhe qytetarët do të duhet të jenë të pajisur të gjithë me maska.

Maskat do të jenë të detyrueshme për të gjithë qytetarët që do të përdorin transportin publik si dhe për të gjithë studentët.

Gjithashtu kryeministri Philippe propozoi dhe për shtyrjen e gjendjes së emergjencës e cila është e vendosur aktualisht deri më 23 korrik.

Por gjithashtu ai paralajmëron se këto masa nuk do të hyjnë në fuqi nëse nuk do të bjerë numri i të infektuarve gjatë 24 orëve në 3000 deri më datën e caktuar.

Edhe për eventet e futbollit ai njoftoi për anulimin e sezonit aktual dhe rikthimin e sezonit të ri në shtator. Kryeministri shprehu gjithashtu se masat izoluese kanë shpëtuar 62 mijë jetë njerëzish brenda 1 muaji.

Këto masa do të diskutohen dhe do të votohen më pas nga Asambleja Kombëtare e Francës. Deri më tani në vend janë shënuar mbi 23 mijë viktima si pasojë e COVID-19 dhe mbi 165 mijë të infektuar.