KOVID-19, Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit të emigrantëve

Greqia ka vendosur ditën e sotme të shtyj lejen e qëndrimit të emigrantëve deri më 31 mars 2021.

Marketing

Një shtyrje e tillë ka ardhur si pasojë e pandemisë, teksa administratat e decentralizuara kompetente për emigrantët funksionojnë me staf të kufizuar e kryesisht me takime nga platformat online.

Administrat me fillimin e pandemisë, nisur nga protokollet zyrtare për parandalimin e përhapjes së COVID-19, funksionojnë vetëm për raste urgjente.

Ky vendim pritet të publikohet ditën e hënë në Fletoren Zyrtare.

Ndërkaq, kujtojmë që një tjetër shtyrje ka ndodhur më herët për  lejet e qëndrimit të emigrantëve në shtetin helen, me vendim të muajit mars që ishte miratuar deri më 31 dhjetor 2020.

Marketing