Kovid-19/ Inxhinieri shqiptar projekton maskat që do përdoren në Nju Jork

Mjekja, Bettina Fries, epidemiologe në Universitetin Stony Brooks në Nju Jork, e di më mirë se kushdo që teksa pandemia e koronavirusit përkeqësohet, kërkesa për pajisjet jetësore është rritur ndjeshëm dhe përpjekja për të siguruar maska në këtë kohë, krahasohet me “gjueti thesari”.

Marketing

Kështu, ajo u kujtua që komshiu i saj në Long Island ishte një inxhinier industrial i specializuar në elemente plastike.
Ai mund të projektonte disa maska të thjeshta, që të mbulonin jo vetëm gojën, por edhe sytë, pa penguar shikimin ose frymëmarrjen.

Inxhinieri pranoi sfidën dhe për pak ditë, projekti mori formë dhe u realizua.

Inxhinieri në fjalë është një shqiptar, i quajtur Agjah Libohova, i lindur në Tiranë dhe që pas studimeve dhe një karrierë të gjatë në Itali, prej shumë vitesh banon tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Projekti i pëlqeu aq shumë pronarit të firmës ku Libohova punon, sa që ata kanë filluar të prodhojnë qindra të tilla në ditë. Nga këto, rreth 1 milion janë të porositura nga shteti i Nju Jorkut i drejtuar nga guvernatori Cuomo.

Historinë që na bënë të ndihemi krenarë, është transmetuar nga televizioni prestigjoz amerikan Abc News.

Marketing