Kovid-19/ Ja cili vend ka varreza të veçanta për viktimat e pandemisë

Iraku ka varreza të veçanta për viktimat e pandemisë.

Marketing

Trupat sillen natën në varrezat në jug të qytetit të shenjtë të Najaf. Vullnetarët dezinfektojnë dhe mbështjellin trupat, para se ti fusin në arkivole dhe theksojnë se këto janë të vetmet varreza në Irak, ku priten viktimat e koronavirusit.

Disa fise dhe liderë fetar nuk pranuan që viktimat e Covid-19, të preheshin në varrezat lokale dhe kjo është edhe arsyeja se pse u krijua kjo hapësirë, tha Abdul Hassan Kadhim, drejtues i trupave vullnetare që punojnë në këto varreza. Sipas tij shumë prej viktimave të koronavirusit janë varrosur pa u kryer ritet e rastit.

Për t’u dhënë viktimave një ceremoni dinjitoze dhe për t’i përcjellë ata me respekt drejt banesës së fundit, vullnetarët janë informuar mbi rritet fetare myslimane dhe të krishtera të cilat duhen ndjekur. Sipas tyre kjo ka i ka dhënë një lloj paqeje edhe familjarëve të viktimave të cilët e kanë të ndaluar të afrohen, për shkak të kufizimeve prej pandemisë.

“Këtu ne i varrosim të vdekurit më respekt dhe humanizëm. Zbatojmë të gjitha ritet fetare. E vetmja diferencë është se trupat prehen në distancë nga varrezat e vjetra, por gjithsesi jemi sërish në territorin e Najaf”, thotë një tjetër vullnetar, Mohammad Baker Al-Mohammad.

Më tepër se 200 persona kanë humbur jetën në Irak që nga shpërthimi i virusit në muajin shkurt.