KOVID-19, ndërroi jetë sekretari shtetëror në Serbi

Një pjesëtar i Qeverisë serbe ka vdekur pasi është prekur nga koronavirusi i ri. Branisllav Bllazhiq, ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Ambientit. Ai është zyrtari i parë serb që ka vdekur nga kjo sëmundje. Politikani i krahut të djathtë, Bllazhiq ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive. Ai ka shërbyer si ministër i Ambientit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetëror. Ky lajm vjen në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet. Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani. Në këtë shtet është duke u zbatuar edhe masa e gjendjes së jashtëzakonshme.

Marketing
Marketing