KOVID-19 në botë, tjetër rekord infektimesh dhe viktimash

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën.

Marketing

Ditën e sotme është shënuar një tjetër rekord i rasteve të reja dhe vdekjeve në rang global. Mbi 679 mijë persona janë të infektuarit e rinj dhe gati 12,700 personat të cilët humbën betejën me pandeminë.

Sipas të dhënave, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 218 mijë raste të reja infektimesh dhe mbi 2,900 viktima. Referuar kësaj situate, presidenti i zgjedhur Joe Biden është shprehur se në 100 ditët e para të administratës së re do të vendosë mbajtjen e detyrueshme të maskave, me shpresë që  kjo do të sjellë reduktim të infektimeve të reja.

Numri i dytë më i lartë i viktimave u shënua në Gjermani me 479 raste. Këtë të premte, Austria nisi aplikimin e metodës së testimit masiv, që e nxjerr përgjigjen e brenda 24 orëve.

Marketing