Kovid-19 në Britani, shifrat ditore të viktimave vijojnë të jenë të larta

Mbretëria e Bashkuar njoftoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar 204 viktima nga koronavirusi.

Marketing

Edhe pse shifrat mbeten tragjike, autoritetet u shprehën se kjo është e shtuna me më pak viktima në këtë vend.

Me shifrat e sotme, bilanci total i viktimave në Britani shkon në 40 465.

Pavarësisht rënies, shifrat ditore të viktimave në Britani vijojnë të jenë shumë të lartë. Ndërkohë që në Francë, Itali dhe Spanjë, tre nga vendet evropiane më të prekura nga Covid-19, viktimat ditore ka disa javë që janë më pak se 100.

Marketing