KOVID-19 në RMV, po shërohen 585 pacientë, ka 480 krevate të lira

Të dhënat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar se janë të infektuar që po shërohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 585 dhe ka rreth 480 krevate spitalore të lira në qendrat e kovidit, njofton Portalb.mk.

Marketing

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar, 348 shërohen në qendrat e kovidit në spitalte nëpër vend. Ndërkaq, në repartet infektive në kryeqytet po shërohen 237 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për virusin korona.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne në kryeqytet nuk ka pasur pranime. Në qendrën e kovidit në Spitalin “8 Shtatori” ka pasur 7 pranime të reja dhe 5 në Klinikën Infektive.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 6 persona të shëruar.

Marketing