Kovid 19/ OBSH thirrje për vigjilencë shtesë gjatë festave të fundvitit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri sot thirrje për vigjilencë shtesë gjatë sezonit të festave, ndërkohë që numri i vdekjeve javore nga COVID-19 është rritur me 60 % në gjashtë javët e fundit.

“Sezoni i festave është një kohë pushimi dhe festimi, por ne nuk duhet të ulim vigjilencën tonë. Festa mund të shndërrohet shumë shpejt në zi, nëse nuk marrim masat e duhura paraprake”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi, raporton ATSh.

Marketing

“Personat që jetojnë në një zonë me transmetim të lartë duhet të marrin në konsideratë me shumë kujdes planet e tyre të pushimeve për të garantuar sigurinë e të gjithëve. Kjo mund të jetë dhurata më e madhe që keni, dhurata e shëndetit, jetës, dashurisë, gëzimit dhe shpresës”, shtoi ai.

Shumë vende europiane raportuan nivele shumë të larta infektimesh nga COVID-19, ndërsa epidemia është në rritje më shumë se kurrë edhe në SHBA.

Marketing