Kovid 19/ OH ‘El Hilal’ në ndihmë 75 familjeve

Solidarizim me 75 familje në nevojë OH El Hilal në tri ditët e kaluara siguroi dhe shperndau ndihmë humanitare për gjithsej 75 familje. Degët e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit pas evidentimit të familjeve që kanë nevoje për ndihmë në këto kushte të izolimit për shkak të koronavirusit dhe të dimrit, përgatitën gjithsejt 75 pako me artikuj ushqimorë. Aktivistët vullnetarë, duke i respektuar masat dhe kriteret për mbrojtjen dhe parandalimin e COVID 19, dorëzuan ndihmat tek nevojtarët. Dega e Shkupit (Çair) ndau 15, Saraji 15, Gazibaba 10, Tetova 20 dhe Gostivari 15 paketa për 75 familje shumëanetateshe. EL Hilali, me kontributin e donatorëve të vet do të vazhdojë aktivitetin himanitar varësisht nga nevojat. Njëkohësisht, me këto iniciativa sensibilizohen bamirësit për të qenë më solidarë edhe në këto kushte të vështira të pandemisë.

Marketing

Marketing