Kovid-19, pandemia rrit transakcionet elektronike

Pandemia ka ndikuar që qytetarët të shfrytëzojnë më shumë teknologjinë për të kryer transakcionet e tyre financiare. Në qershor, pagesat përmes internetit shënuan një rritje rekorde prej 160%, që është shtatë herë më shumë se rritja e vitit të kaluar. Edhe transferta elektronike e kredive përmes kompjuterëve personal apo letefonave, u rrit me 34 përqind.
“Nuk ka dyshim se pandemia e përshpejtoi ndjeshëm këtë proces, por edhe ne, së bashku me institucionet financiare, u përpoqëm të kontribuojmë sa më shumë që të jetë e mundur me disponueshmërinë e materialeve arsimore dhe informacionit për popullatën, duke treguar avantazhet e bankës elektronike, por edhe mënyrat për t’u mbrojtur nga rreziqet gjat përdorimit të këtyre shërbimeve.”, tha Anita Angelovska Bezhovska, guvernatore e Bankës Popullore.
Në kushte pandemie, shteti është i interesuar që shërbimet financiare të jenë më të arritshme për qytetarët.
“Të jeni më të sigurt me institucione më të forta financiare në vend, që vendimet e juaja të jenë më korrekte, të matura më mirë dhe të jenë më pak të manipuluar, përkatësisht qëllimi ynë është që të ketë zero manipulim në vendimet dhe zgjedhjet e juaja finansiare.”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.
Ekspertë ndërkohë thonë se në kohë pandemie, duhet të përshtaten edhe burimet në financimin kapital të sigurimit pensional.
“Kriza shëndetësore në vendin tone edhe në financimin kapital të sigurimit pensional, ka shkaktuar rregullimin e burimeve për zhvillimin e dixhitalitizimit mes institucioneve dhe zhvillimin e mjeteve si aplikacionet për anëtarësimin e fondeve të pensioneve dhe monitorimin e llogarive individuale të anëtarëve.”, tha Maksut Aliti nga MAPAS.
Tendencat afatgjata në sektorin financiar përmes rritjes së ofertave të produkteve të reja financiare të bazuara në teknologji të reja të përparuara dixhitale dhe të cilat pandemia i potencoi edhe më tej, imponojnë njohuri më të mëdha financiare dixhitale për qytetarët, thonë ekspertë nga sfera monetare dhe fiskale.
Marketing