Europa duket se sërish po shënon rritje të rasteve me Covid. Pas Italisë që preku sot rekordin prej 24 qershorit, edhe Franca e Anglia po shënojnë rritje të rasteve ditore, pas lëshimit të masave.

Ministria Franceze e Shëndetësisë njoftoi 2,846 raste të reja në 24 orët e fundit, duke shënuar një rekord të ri ditor pas heqjes së masave dhe një total prej 212,211 rastesh.

Ndërkohë Britania shënoi 1,441 raste të testimeve pozitive, shifra më e lartë që prej 14 qershorit,sipas të dhënave zyrtare.

Rastet ditor kaluan 1 mijë në 5 nga 6 fitët e fundit në Angli./