Kovid-19, regjistrohen 36 raste të reja dhe 3 viktima

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 36 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe tre viktima.

Marketing

Viktimat janë dy nga Kumanova dhe një nga Krusheva.

Janë regjistruar edhe 18 persona të shëruar, për çfarë nga Klinika e infektologjisë dhe gjendje febrile sot janë larguar 11 pacientë, nga Spitali i Dibrës janë larguar 2 pacientë, ndërkaq 5 pacientë të tjerë të shëruar kanë qenë në mjekim shtëpiak.

Nga rastet e reja, më së shumti ka Shkupi me 22, pas saj vjen Kumanova me 4 raste. Nga 3 raste janë regjistruar në Prilep, Strugë dhe Veles, kurse një rast është regjistruar në Manastir. Këto rezultate kanë dalë nga realizimi i 467 testeve.

Përfshirë statistikat e sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 arrin në 1117.

Marketing