Kovid 19 RMV/ 10 të vdekur, 37 raste të reja. Shërohen 90 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.108 teste të kryera janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 15 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 90 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 10 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.304 raste, prej të cilëve 148.798 janë shëruar, kurse 5.423 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.083 raste aktive me virusin korona, 441 prej të cilave vetëm në Shkup, që ndiqet nga Kumanova me 105 raste.

Marketing
Marketing