Kovid 19 RMV/ 11 viktima ,185 raste të reja dhe 41 të shëruar

11 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit korona në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë informon se 8 nga viktimat janë nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Shtipi dhe një viktimë nga Tetova.

Marketing

8 pacientë kanë ndërruar jetë në Spitalin “8 shtatori” në Shkup. Një pacient 53-vjeçar i hospitalizuar më 17 qershor, një 66-vjeçar i shtruar më 5 qershor, pacient 67-vjeçar i shtruar më 15 qershor, paciente 65-vjeçare e shtruar më 10 qershor, paciente 73-vjeçare e pranuar në spital më 9 qershor, pacient 62-vjeçar i hospitalizuar më 15 qershor, paciente 65-vjeçare e shtruar më 13 qershor dhe një pacient i moshës 76 vjeçare.

Në Spitalin e Kumanovës ka ndërruar jetë një pacient i moshës 78-vjeçare i hospitalizuar më 12 qershor. Në Spitalin e Shtipit ka ndërruar jetë pacient i moshës 63-vjeçare i pranuar në spital më 18 qershor ndërsa në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një paciente e hospitalizuar më 17 qershor.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 185 raste të reja të të infektuarve, nga gjithsej 1364 teste të bëra. Në Shkup 96 raste të reja, në Strugë 20, në Dibër 18, në Tetovë 14, në Resnjë 8, Ohër 7, në Shtip 4, në Kërçovë 3. Nga dy të infektuar ka në Kumanovë, Veles, Manastir, Kavadar, Gostivar dhe Shën Nikollë, ndërsa nga një rast i ri është regjistruar në Prilep, Kriva Pallankë dhe Probishtip.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 41 pacientë të shëruar. 29 në Shkup, 4 në Shtip, 4 në Veles, 2 në Tetovë dhe nga një i shëruar në Kumanovë dhe Gostivar.

Aktualiasht numri i rasteve aktive në vend është 2868 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5005 persona, nga të cilët 1904 janë shëruar ndërsa 233 kanë ndërruar jetë.

Marketing