Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2688 testime për KOVID-19, ndërkaq 641persona kanë rezultuar pozitiv. 12 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 233 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 24.196, të shëruarve në 17.905, të vdekurve në 862, ndërkaq momentalisht ka 6.069 raste aktive.

“Kanë ndërruar jetë 12 persona, tri nga Shkupi (52, 73 dhe 85 vjeç), një pacient 59-vjeçar nga Kumanova, dy nga Prilepi (78 dhe 75 vjeç), dy nga Velesi (61 dhe 62 vjeç), dy nga Gostivari (43 dhe 76 vjeç), një nga Strumica (66 vjeç) dhe një 69 vjeçar nga Sveti Nikolla”, raportojnë nga Ministria.

 

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Numri i përgjithshëm i të infektuarve
    • Shkup 325
    • Kumanovë 26
    • Tetovë 25
    • Shtip 25
    • Gostivar 11
    • Prilep 38
    • Strugë5
    • Strumicë 24
    • Koçan 10
    • Ohër 10
    • Manastir 14
    • Veles 10
    • Sveti Nikole 3
    • Kërçovë 18
    • Kavadar 25
    • Dibër 1
    • Gjevgjeli 20
    • Dellçevë 2
    • Resnjë 8
    • Kriva Pallankë 9
    • Radovish 5
    • Berovë 3
    • Vinicë 3
    • Probishtip 3
    • Negotinë 7
    • Vallandovë 3
    • Demir Hisar 2
    • Pehçevë 2
    • Kratovë 3
    • Krushevë 1

Në 24 orët e fundit janë bërë 2688 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë gjithsej 226.610 teste.