Kovid 19 RMV/ 15 të vdekur, 1.216 raste të reja. Shërohen 111 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.761 teste të kryera janë regjistruar 1.216 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 111 pacientë.  Betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 116.438 raste, prej të cilëve 99.126 janë shëruar, kurse 3.403 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 13.909.

Marketing
Marketing