Kovid 19 RMV/ 2 të vdekur,108 raste të reja.Shërohen 112 pacientë

Ministria e Shëndetësisë informoi brenda 24 orëve nga gjithsej 1902 teste të realizuara, janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirus. Ndërsa në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 112 pacientë të shëruar. Për fat të keq betejën me Covid-19 kanë humbur 2 pacientë nga Kumanova, viktimat janë të moshës 64 dhe 72 vjeçar.

Marketing

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 13.076 të infektuar, numri i pacientëve të shëruar në 9625 ndërsa numri i viktimave në 551. Raste aktive numërohen 2900 raste

Marketing