Kovid -19 RMV/21 pacientë të shëruar, 1 viktimë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 21 persona të shëruar: Shkup-8, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-2, tetove-1, Veles-1, Koçanë-1 dhe Makedonski Brod-1.
Në Spitalin 8 shtatori ka ndërruar jetë një paciente nga Tetova e moshës 59 vjeçe e cila 15 ditë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 185 testime, ndërkohë që janë vërtetuar 8 raste të reja me Kovid-19: Shkup-3, Manastir-1 dhe Veles-4.

Marketing

Në bazë të kësaj numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë arrin në 1526, ndërsa numri i të shëruarve në 1013, të atyre që kanë ndërruar jetë është 86, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 427.