Kovid 19 RMV/ 25 humbje jete, 234 raste të reja.Shërohen 786 pacientë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.907 testime dhe janë regjistruar 234 raste të reja.

Marketing

Prej rasteve të reja 83 janë në Shkup, Kumanovë 27, Manastir 16, Tetovë 14, Strumicë 13, Shtip dhe Vinicë 9, Kërçovë 7, Prilep dhe Veles 6, Gostivar, Strugë dhe Koçani 5, Ohër 4, Radovish, Krushevë dhe Demir Hisar 3, Probishtip, Bogdanci dhe Demir Kapi 2, Kavadar, Gjevgjeli, Negotinë, Sveti Nikole, Kriva Pallankë, Berovë, Dellçevë, Vallandovë, Kratovë dhe Pehçevë 1.

Janë shëruar 786 pacientë dhe 25 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur 10 janë nga Shkupi, nga 2 në Tetovë, Gostivar dhe Shtip dhe nga 1 në Kumanovë, Prilep, Ohër, Vinicë, Strumicë, Koçani, Kërçovë, Strugë dhe Sveti Nikole.

Që nga fillimi i pandemisë me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 153.694 pacientë, ndërsa prej tyre 137.331 janë shëruar dhe 5.067 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive mbetet 11.296.

Marketing