Kovid 19 RMV/ 3 viktima,88 raste të reja.Shërohen 123 pacientë

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 973 testime ndërsa janë regjistruar 88 raste të reja me koronavirus: Në bazë të qyteteve në Shkup-30, Kumanovë-8, Dibër-1, Shtip-13. Prilep-5, Tetovë-3, Strugë-11, Veles-1, Manastir-1, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-1, Probishtip-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-8.
Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 123 persona të shëruar. Në Shkup 70, Shtip-6, Prilep-4, Tetovë-31, Veles-3, Koçani-2, Probishtip-1, Kërçovë-1, Resnjë-4 dhe Negotinë-1.
Tre persona kanë humbur jetën, dy pacientë nga Shkupi dhe një nga Shtipi. Në spitalin “8 shtatori” kanë vdekur pacientë të moshës 43 dhe 72 vjeçare. Në Shtip ka vdekur pacientja e moshës 76 vjeçare

Marketing
Marketing