Kovid 19 RMV/ 4 të vdekur, 83 raste të reja.Shërohen 146 pacientë

Në 24 orët e fundit janë bërë 539 testime ndërsa janë regjistruar 83 raste të reja, njoftojnë nga Ministrja e Shëndetësisë.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 146 pacientë të shëruar.
Katër persona kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për tre pacientë nga Shkupi dhe një nga Tetova.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me kovid në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 18873, numri i pacientëve të shëruar është 15487, ndërsa jetën e kanë humbur 760 persona.
Për momentin numri i rasteve aktive është 2626.

Marketing
Marketing