Kovid 19 RMV/ 42 të vdekur, 1.174 raste të reja.Shërohen 811 pacientë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 4.598 testime për Covid-19, prej të cilëve 1.174 raste kanë rezultuar pozitive.

Marketing

Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 42 viktima dhe 811 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 660.522 testimeve, pozitive kanë rezultuar 140.065. Prej tyre, 113.430 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.150. Numri i rasteve aktive është 22.485.

Marketing