Kovid 19 RMV/ 45 të vdekur, 1 259 raste të reja. Shërohen 751 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4 555 teste të kryera janë regjistruar 1 259 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 751 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 45 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 136.402 raste, prej të cilëve 111 039 janë shëruar, kurse 4 022 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 21 265 raste aktive me virusin korona.

Marketing
Marketing