Kovid 19 RMV/ 5 të vdekur, 127 raste të reja.Shërohen 60 pacientë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 127 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Marketing

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1768 mostrave.

Më shumë raste të reja ka në Shkup-38, Kumanovë-23, Dibër-1, Stip-3, Prilep-15, Tetovë-8, Strugë-2, Veles-5, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-12, Strumicë- 1, Probishtip-3, Pehçevë-2, Berovë-3, Vinicë-1, Delçevë-3, Shën Nikollë-3, Negotinë-1.

Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë pesë pacientë me Covid-19. Një paciente nga Kriva Pallanka në moshën 69 vjeçare, dy pacientë nga Gostivari të moshës 77 dhe 63 vjeçe, një pacient nga Negotina i moshës 69 vjeçare si dhe një pacientë 70 vjeçar nga Shkupi. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 573.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 13,799 persona.

Prej tyre, 10,210 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3.016.