Kovid 19 RMV/ 5 viktima, 175 të infektuar dhe 18 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informon se janë regjistruar 175 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 971 teste të realizuara. Rastet e reja janë 131 në Shkup, 24 në Kumanovë, 5 në Tetovë, 4 në Veles, nga 2 të infektuar në Shtip, Prilep, Strugw, Gostivar, Shën Nikollë dhe 1 rast në Ohër.

Marketing

Në Institutin pwr Shëndet Publik janë regjistruar 18 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup 12, në Tetovë 3, në Veles 2 dhe në Shtip 1.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve kanë ndërruar jetë edhe 5 pacientë të infektuar me Covid-19, tre nga SHkupi, një nga Gostivari dhe një nga Prilepi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19 shkon në 3538, numri i të shëruarve ka arritur në 1682 janë shëruar, 196 kanë humbur betejën me virusin. Për momentin në vendin tonë ka 1687 raste aktive me Covid-19.

Marketing