Kovid 19 RMV/ 6 të vdekur,19 raste të reja.Shërohen 26 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.456 teste të kryera janë regjistruar 19 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 5 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 26 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.364 raste, prej të cilëve 148.872 janë shëruar, kurse 5.435 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.083 raste aktive me virusin korona, 439 prej të cilave vetëm në Shkup, ndërsa 107 në Kumanovë.

Marketing
Marketing