7 të vdekur , 163 raste te reja nga 1721 testeve  dhe 132 paciente te sheruar eshte bilanci I 24 orëve te fundit me kovid 19 ne vend.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në qytetin e Shkupit, edhe atë 33, Kumanovë-17, Tetovë-13, Gostivar-8, Koçani-11…

Që nga fillimi i pandemisë numri i personave të prekur me koronavirusin ka arritur në 16,088, numri i të shëruarve është 13,550, i të vdekurve është 668, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 1870.