Kovid 19 RMV/ 7 të vdekur, 416 raste të reja. Shërohen 278 pacientë

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.705 teste, ndërsa janë regjistruar 416 raste të reja me COVID-19.

Marketing

Në Shkup – 186, Prilep – 37, Kavadar – 29, Ohër – 23, Veles dhe Strugë nga 16, Tetovë – 13, Kumanovë – 12, Manastir – 11, Strumicë – 10, Gostivar dhe Shtip nga 8, Koçan – 7, Gjevgjeli, Negotinë dhe Kriva Pallankë nga 5, Radovishi dhe Dellçova nga 4, Sveti Nikollë dhe Berovë nga 3, Kërçov, Resnjë dhe Dojran nga 2, Probishtip, Vallandovë, Kratovë, Bogdanci dhe Krushevë nga 1.

Sot janë shëruar 278 pacientë nga coronavirusi.

Janë raportuar gjithsej 7 viktima. 3 pacientë nga Shkupi (61, 66, 86), dy pacientë nga Struga (53 dhe 73) dhe nga një në Ohër (69) dhe Kavadar (84). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 96.152

Marketing