Kovid 19 RMV/ 8 të vdekur dhe 241 raste të reja. Shërohen 51 pacientë

Tetë të vdekur, 241 të infektuar dhe 51 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covi-19 në vendin tonë. Brenda 24 orëve janë realizuar 1700 testime.

Marketing

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 9026 persona me koronavirus, prej të cilëve 4727 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 414 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3885 raste aktive me Covid-19.

Marketing