Kovid 19 RMV/ 9 të vdekur, 51 raste të reja. Shërohen 308 pacientë

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 755 testime për coronavirus, ndërsa janë regjistruar 51 raste pozitive.

Marketing

Prej tyre në Shkup-25, Prilep-9, Kavadar-7, Strumicë-2, Strugë-2, Kumanovë-1, Shtip-1, Veles-1, Koçan-1, Kërçovë-1 dhe Dellçevë-1.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë tjerë, të cilët kanë qenë pozitiv për coronavirus.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 308 pacientë të shëruar.

 

 

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 97.101, prej të cilëve 87.960 janë shëruar, ndërsa 2.998 kanë ndërruar jetë.