Kovid 19 RMV/ Asnjë viktimë,166 raste të reja. Shërohen 224 pacientë

Nga gjithsej 1756 teste të realizuara brenda 24 orëve janë regjistruar 166 raste të reja me koronavirus.Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 224 pacientë të shëruar, ndërsa nga ministria e Shëndetësisë informojnë se nuk ka asnjë viktimë.

Marketing

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 14.762 persona të infektuar me Covid-19, numri i të shëruarve ka arritur në 11.965, numri i viktimave 606, ndërsa raste aktive për momentin në vendin janë 2191.