Kovid 19 RMV /Bie numri i të vdekurve dhe personave të infektuar

Bie numri viktimave dhe personave të infektuar nga Covid 19 në vendin tonë, njofton raporti javorë i Institutit për Shëndet Publik. Janë konfirmuar pozitiv 3.372 raste ose 26,5% më pak krahësuar me nja javë më parë.
Gjithashtu është zvogluar edhe numri i viktimave nga Covid 19, janë regjistruar 129 raste vdekjesh ose 19% më pak. Festat e ardhshme janë një sfidë e re në betejen me pandeminë. Në restorante dhe bare nuk do të festohet. Autoritetet bëjnë thirrje që të mos kete tubime massive edhe nëpër shtëpi. Mjekët me apel që të respektohen masat.
“Sigurisht ka ulje graduale por kjo nuk nënkupton se duhet të lirohemi sepse na presin festa, mundësi që të përballemi me qytetarë të pandërgjegjëshëm, por besoj që ky numër do të jetë i vogël. Por ne duhet edhe më tej të kujdesemi seriozisht në përhapjen e virusit.”, tha dr.Milena Stevanoviq, drejtore e klinikës për Smundje Infektive.
Edhe më tej grupmosha më e rrezikuar mbetet ajo e personave mbi 60 vjeç. Te këta persona edhe numri i vdekjeve është më I lartë. Numër të lartë të të infektuarve ka edhe te personat e moshës prej 30 deri në 39 vjeç. Në 7 ditët e kaluara janë kryer 13.120 testime. Numri I rasteve positive është 25,7%.
Në 9 muaj e kaluar betejen me pandeminë e kanë humbur 2500 persona dhe rreth 82.000 persona janë prekur nga Covid 19.
Marketing