KOVID -19 RMV/ Në trajtim spitalor 1313 pacientë

Numri i të infektuarve me Kovid 19 në vend ka tejkaluar 70 mijë persona, prej të cilëve mbi 21 mijë janë raste aktive, derisa mbi 2000 është numri i të vdekurve. Numri i pacientëve në trajtim spitalor në qendrat Kovid në tërë vendin arrin në 1313 pacientë.
Në repartet infektive në kryeqytet po trajtohen 499 persona, në Kumanovë 119 – aq sa ka edhe në Prilep, në Ohër 100 pacientë, në Kovid qendrat në Manastir në trajtim spitalor janë 78 pacientë, në Strumicë – 75, në Shtip – 58, në Gstivar – 66, në Veles – 61, Kavadar – 54, në Tetovë – 44, në Strugë – 34, Koçan – 25, Kërçovë – 18, Gjevgjeli – 10 dhe Dibër – 7 pacientë. Autoritetet shëndetësore njëherit bën të ditur se ka edhe 150 krevate të lira për trajtim të pacientëve Kovid.
Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.
Marketing