Kovid 19 RMV/ Qindra të shëruar, 25 humbje jete dhe 62 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 572 teste të kryera janë regjistruar 62 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 32 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 398 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 25 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 152.747 raste, prej të cilëve 133.871 janë shëruar, kurse 4.961 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 13.915 raste aktive me virusin korona.

Marketing

https://alsat.mk/qindra-te-sheruar-25-viktima-dhe-62-raste-te-reja-me-covid-19/