Kovid 19 RMV/ Ulet numri i të hospitalizuarve

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe informoi se numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitale si pasojë e virusit Covid 19 është ulur gjatë fundjavës. Por megjithatë edhe pse ka trend të tillë të uljes duhet kujdes maksimal.

Marketing

“Ka kapacitet të mjaftueshëm të shtretërve të lirë spitalorë, ende zgjat sistemi i rrotacionit, koordinimit në lidhje me pranimet e pacientëve ndërmjet institucioneve, si në Shkup ashtu edhe ne mesin e spitaleve të tjera dhe atyre të Shkupit, kështu që në atë kuptim besoj se trendi do të vazhdojë, por ne ende jemi të kujdesshëm dhe syhapur e ndjekim situatën.”, tha Filipçe.

Filipçe gjithashtu tha se do të lirohet çmimi i kurimit nëpër spitalet private gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së krizës apo gjendjes së jashtëzakonshme për pacientë të sëmurë me Covid 19.

Marketing