Kovid 19/ Rritje e lehtë e numrit të viktimave brenda një dite në Itali

Italia regjistron 236 viktima (41 me shume se një ditë më parë) dhe 1,075 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Që prej fillimit të përhapjes së virusit e deri tani, numri i të infektuarve arrin në total në 213,013. Ndërsa viktimat janë gjithsej 29,315.

Marketing

Ndërkohë, vijon të pësojë rënie edhe numri i pacientëve që ndodhen në terapi intensive. Deri më tani ndodhen 1,427 pacientë, 52 më pak se të hënën.

Po ashtu, të shëruarit po shtohen. 2,552 pacientë të tjerë kanë lënë spitalet, dukë bërë që numrin i përgjithshëm i të rikuperuarve të arrijë në 85,231.

Marketing